Zanë Memeti: Lindje dimërore, vdekje pranverore
Era hyn brenda si një qenie e panjohur,me gishta të padukshëmqë i shtyjnë perdet të qeshin,të qajnë… në një gjuhë pa tinguj. Drita s’ka më drejtim.Hyn nga dyshemeja, del nga tavani,më ndjek nga pas,pastaj fshihet nën qepallat e mia,sikur kërkon të më verbojëme kujtimet e dikujt tjetër. Libri i vjetër hapet vetë.Fletët rrotullohen,herë si krahë,herë si fytyra që qeshin pa gojë.Në mes tyrenjë letër e bardhë zgjatet drejt meje,një spital pa pacientë,qetësi që kafshon. Nuk di nëse duhet të shkruajapo të shlyhem!? Nga harpa bie një tingull,rënkim uji në gur,këngë që s’e kam dëgjuar kurrë,por e di përmendësh. Koha gjarpëron nëpër dhomë,ndalet,më nuhat…pastaj më ngjit përsërisi një orë që ka harruar të jetë orë. Pulëbardha shfaqen në mur,hije të bardhaqë më shohin me sytë e...
Burimi:
kultplus.com