Za Fest nis me letërsi, Ahmeti dhe Petro reflektime mbi lirinë artistike

Za Fest nis me letërsi, Ahmeti dhe Petro reflektime mbi lirinë artistike

Letërsia ishte kryefjalë e natës së parë të edicionit të ri të Za Fest, i cili nisi në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës. Të ftuara të mbrëmjes ishin dy emra të njohur të artit të fjalës, Mimoza Ahmeti dhe Rita Petro, të cilat ndanë me publikun reflektime mbi poezinë, rolin e saj dhe zhvillimet që e kanë shoqëruar ndër vite. “Unë mendoj që muzika dhe letërsia ose poezia ecin bashkë. Poezia si forma më subtile e mendimit që e hap poret e gjuhës edhe e thyen rrethin dhe muzika si gjuha pa fjalë”, u shpreh poetja Mimoza Ahmeti. “Është një jubile i jashtëzakonshëm sepse unë mendoj që festivalet dhe sidomos kur krijojnë traditë krijojnë një komunitet tjetër. Ne jemi gjithë kohën në internet, gjithë...