Xhevahir Spahiu: Do të vdes i mbytur në borxhe…
Xhevahir Spahiu Do të vdes,do të vdes i mbytur në borxhe,s’është asgjë mbytja në lum a në dhomat e gazit.I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin,i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën,i kam borxhe dashurisë qe ia vodha të dielën,i kam borxhe krimit që s’i vura emër. Do të vdes,do të vdes i mbytur në borxhe.I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërri kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët,i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagëti kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek praguterrin e një kohe të largët. Do të vdes,do të vdes i mbytur në borxhe.U kam borxh të gjallëve,u kam borxh të vdekurve;Gurin e varrit e shestë laj borxhet.Dhe vë pikën këtu. Tani mund të flisnipër borxhet...
Burimi:
kultplus.com