Xhavit Beqiri: Etnoletra shqipe– një model i leximit interdisiplinar

Xhavit Beqiri: Etnoletra shqipe– një model i leximit interdisiplinar

Sprovë për një lexim (Vehbi Miftari, Etnoletra shqipe / Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Botimet Toena, Tiranë, 2025) Xhavit Beqiri Nga Xhavit Beqiri Idetë e mendimtarëve paraprijës shpeshherë nuk (mirë)kuptohen nga bashkëkohësit, sidomos nga katedrat e mjediset “e ngurta” akademike, të cilat, në princip, janë të mbyllura kundrejt çfarëdo pamjeje tjetër, që nuk është e kornizuar përbrenda “syllabuseve” zyrtare. Mbase, nga perspektiva e specialistëve konformistë, ky refuzim edhe mund të jenë i drejtë, madje krejt logjik, sepse e njohura e pranuar botërisht përherë mundëson njëfarë rehatie akademike, sado e ngushtë qoftë ajo. Studiuesi Vehbi Miftari, me librin e tij Etnoletra shqipe / Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin, na jep një shembull par exellance se si shikimi...