Vjena, qyteti i dytë më i jetueshëm në botë

Vjena, qyteti i dytë më i jetueshëm në botë

Vjena ka dalë e dyta në renditjen e qyteteve më të jetueshme. Vetëm Kopenhageni është më i jetueshëm, sipas The Economist, shkruan albinfo.at. Ky shënon vitin e dytë radhazi që Vjena mban vendin e dytë, pasi kryesoi renditjen për tre vitet e mëparshme, njofton albinfo.at EIU, një organizatë simotër e revistës The Economist, renditi 173 qytete në të gjithë botën në një numër faktorësh, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin. Kryeqyteti i Danimarkës për herën e dytë radhazi ka zënë vendin e parë në renditjen e qyteteve më të jetueshme në botë./KultPlus.com