Vijojnë punimet në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Do hapet si sit i ri muzeal
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Kalanë e Borshit. Gonxhja cilëson se pas përfundimit të punimeve, Kalaja e Borshit do të hapet si sit i ri muzeal me biletë hyrëse, duke u kthyer kështu në një destinacion të mirëstrukturuar për vizitorët. “Vijojnë punimet për një ndërhyrje të rëndësishme që do t’i japë jetë të re këtij monumenti historik, duke ruajtur historinë dhe duke përmirësuar përvojën e vizitorëve. Projekti, i financuar nga Banka Botërore dhe i implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK dhe Bashkinë Himarë, parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë, si edhe krijimin...
Burimi:
javanews.al