Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO

Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO

Vallja e ngjalës “dhe “Vallja dyshe Myzeqare”, janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale.  Pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjes këto dy valle arritën të marrin këtë status që i hap rrugën aplikimit për në UNESCO. Dhënia e këtij statusi është bërë nga një grup punë në ministrinë e kulturës dhe turizmit, duke i bërë këto valle të përjetësuara në historinë e kulturës tradicionale shqiptare. Nga dëshmitë e deritanishme  vallja e ngjalës dhe dyshja myzeqare janë krijime që lindën brenda një komuniteti dhe janë luajtur tradicionalisht nëpër festa të ndryshme. Dy vallet, ajo e ngjalës dhe dyshja myzeqare, datojnë që nga periudha arbëreshe dhe ilire dhe për këtë qëllim mbeten një pasuri e vyer kombëtare. Ato kanë rrënjë të qarta historike...