Ushtruesja e presidentes Albulena Haxhiu takon përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës

Ushtruesja e presidentes Albulena Haxhiu takon përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës

Ushtruesja e presidentes Albulena Haxhiu ka pritë në takim  përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, me të cilët ka biseduar për veprimtarinë e shoqatës në ruajtjen e kujtesës historike. “Pata nderin të pres në takim sot përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.  Gjatë takimit biseduam për veprimtarinë e shoqatës në ruajtjen e kujtesës historike, mbi rëndësinë e dokumentimit të dhunës dhe torturave që regjimi i Serbisë ushtroi ndaj mijëra të burgosurve shqiptarë gjatë dekadave të rezistencës për liri.  Diskutuam për sfidat dhe i sigurova se, brenda kompetencave të Presidencës, do të jemi pranë nismave të tyre për dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës historike. Po ashtu shpreha vlerësimin tim të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të ish të burgosurve...