Universiteti i Prishtinës organizon aktivitet për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara
Universiteti i Prishtinës organizoi aktivitetin “250-vjetori i Shteteve të Bashkuara: 250 vjet si një fanar i demokracisë për botën”, në kuadër të Prishtina International Summer University (PISU) 2026, duke shënuar jubileun e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe USKEB-in, me fokus partneritetin Kosovë–SHBA, vlerat demokratike, si dhe rëndësinë e arsimit dhe shkëmbimeve akademike ndërkombëtare. Në hapje të aktivitetit folën rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Arben Hajrullahu, kryeministri në detyrë Albin Kurti, Wylita Bell nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Audrey Coleman nga Instituti Dole, e cila iu drejtua të pranishmëve përmes një video-mesazhi. Gjatë dy paneleve diskutimore u trajtuan historia dhe ndikimi global i demokracisë amerikane, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës...
Burimi:
kultplus.com