U rritëm me përralla, herë si Borëbardhë, herë si Kësulëkuqe apo Hirushe…

U rritëm me përralla, herë si Borëbardhë, herë si Kësulëkuqe apo Hirushe…

Nga Jorgjeta Babliku …u rritëm me përrallat…, fjetëm me to…dhe ëndrrat i ëmbëlsuam me vazhdimin e tyre…Një herë e pamë veten të ishim Borëbardhë. Shtriga, sipas rastit, merrte fytyrën e asaj që na kishte mërzitur më shumë atë ditë (ndoshta dhe një ose dy ditë më parë). Kishim edhe një gjahtar që, kujdesshëm, bënte shkëmbimin e zemrës sonë, gjithmonë me dëshirën e mirë për të na mbrojtur, me ndonjë zemër tjetër të ndonjë kafshëze që, në rastin më të zakonshëm, mjaftonte të ishte e butë dhe në atë më ideal, të ishte delikate, e brishtë, e këndshme… Princi…, ah, princi ishte gjyshja (ndoshta dhe dikush tjetër), ajo që na kishte vënë në gjumë e tani me të njëjtat mashtrime, mjaltë të ëmbla, na zgjonte për...