U përkujtua në 75-vjetorin e lindjes aktorja, Hajrie Rondo

U përkujtua në 75-vjetorin e lindjes aktorja, Hajrie Rondo

U përkujtua dje në 75-vjetorin e ditës së lindjes aktorja Hajrie Rondo, një nga emrat më të ndritur të teatrit dhe filmit shqiptar. Ajo u rrit dhe u formua artistikisht në Teatrin “Bylis”, ku kontribuoi për 40 vite me radhë. Me talentin dhe pasionin e saj, fitoi vlerësime të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke u nderuar me titujt prestigjiozë “Naim Frashëri i Artë” dhe “Mjeshtër i Madh”. Artistja lindi më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë ku edhe mori formimin bazë. Largohet në Qytetin e Fierit ku pas përfundimit të studimeve në “Institutin e Lartë të Arteve” për aktore ajo do të emërohej pranë teatrit të këtij qyteti ku edhe do të zhvillonte karrierën e saj të gjatë. Në karrierën e saj shumëvjeçare,...