Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
U mbajt mbledhja komemorative për këngëtarin e ndjerë, Shemsi Krasniqi- Shemi (video)
Avangard, i guximshëm, patriot e urban. Kështu qe kujtimi për solistin e ndjerë të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi nga komuniteti artistik, miq e familjarë në mbledhjen komemorative të mbajtur të martën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Naser Gjinovci, solisti i grupit “Minatori” e cilësoi si profesionalistet shumëdimensional. Ai ndau kujtimet e shumta me të, duke përfshirë momente nga xhirimet në studio, qëndrimet e përbashkëta në apartament e shumë detaje të tjera. “Shemi e ka shtruar shtresën e parë të asfaltit urban të Prishtinës, me hitin e parë të madhin ‘Merita’, mandej kënga ‘Moj zogo’, këto ishin fillesat e para te ne…ajo çka unë dua të përmendi janë incizueset pasuese me një zë të mrekullueshëm që nuk ishim mësuar deri atëherë…këngët ‘Jam...