Tyler Fox: Shqipëria mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Rritja e çmimeve në shumë prej destinacioneve turistike të njohura në botë po i shtyn udhëtarët të kërkojnë vende ku përvoja e udhëtimit justifikon më mirë shpenzimet, shkruan Tyler Fox për faqen e njohur turistike traveloffpath.com. Sipas një vlerësimi të bazuar në përvojat e udhëtarëve që kanë eksploruar destinacione të ndryshme, ende ekzistojnë vende ku turistët mund të shijojnë natyrën, kulturën, ushqimin dhe mikpritjen me një kosto më të përballueshme. Në këtë panoramë përfshihet edhe Shqipëria, e cila ofron plazhe, peizazhe natyrore, trashëgimi kulturore dhe gastronomi të pasur, duke mbetur një alternativë tërheqëse për turistët që kërkojnë të marrin më shumë vlerë për paratë e tyre. Artikulli nënvizon se udhëtimi nuk duhet të nënkuptojë domosdoshmërisht shpenzime të mëdha, pasi ka ende destinacione ku çmimet relativisht...
Burimi:
kultplus.com