Trump do të nderojë në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një fëmijë nga dallgët

Trump do të nderojë në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një fëmijë nga dallgët

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një roje plazhi 16-vjeçar për ta nderuar me një nga vlerësimet më të larta civile në Shtetet e Bashkuara, pas aktit të tij heroik në shpëtimin e një fëmije. Ryder, i cili punonte si roje plazhi në plazhin Seabright në Santa Cruz, Kaliforni, rrezikoi jetën për të shpëtuar një djalë 10-vjeçar që ishte përfshirë nga dallgët e fuqishme. Sipas dëshmitarëve, adoleshenti nuk e lëshoi për asnjë moment fëmijën, edhe pse u tërhoq disa herë nën ujë nga forca e dallgëve. Operacioni dramatik i shpëtimit zgjati disa minuta, derisa një roje tjetër plazhi iu bashkua përpjekjeve dhe së bashku arritën ta nxirrnin djalin të sigurt në breg. Fëmija mori menjëherë ndihmën e...