Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Trashëgimia kulturore në vend nën kërcënim nga reshjet intensive, situata e përkeqësuar në Lezhë
Nga Julia Vrapi Trashëgimia kulturore në vend nën kërcënim nga reshjet intensive të këtyre ditëve, që kanë përfshirë vendin tonë dhe kanë sjellë vështirësi të konsiderueshme në disa zona, duke rritur nivelin e lumenjve dhe përmbytjet lokale. Strukturat përgjegjëse për trashëgiminë kulturore po ndjekin situatën, veçanërisht në zonat historike dhe pranë pasurive kulturore, për të shmangur dëme të mundshme, ndërsa paraqiten probleme në Lezhë. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit një ditë më parë ndau informacione për situatën në vend për sa i takon trashëgimisë kulturore dhe ndikimi i reshjeve të shumta, duke shprehur se strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin në territor. Sipas MTKS-së, sa i takon qytetit të Lezhës, dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit, duke ndikuar...