Torturat e Sigurimit të Shtetit, dosja për djalin e ish-kryeministrit: U mbajt 6 muaj në arkivol si i vdekur
Top Story ka sjellë mbrëmë “Dosje dhe hije të spiunazhit”, rrëfime dhe pjesë nga dosjet e Sigurimit të Shtetit për figura të rëndësishme publike në vend. Gazetari Milaim Zeka ka publikuar pjesë të një dëshmie të djalit të ish kryeministrit Mehmet Shehu, shkrimtarit Bashkim Shehu i cili u arrestua pas vetëvrasjes së të atit. “Kam dëgjuar një rrëfim të një të burgosuri politik në Shqipëri, është djali i një udhëheqësi të madh shqiptar, është shkrimtar. E kanë mbajtur në arkivol 6 muaj, të shtrirë sikur ishte i vdekur Bashkim Shehun. Torturat më bizare që i ka bërë një Sigurim i Shtetit, ka qenë ai i Shqipërisë”, deklaroi Zeka. Pas shpalljes zyrtare të Mehmet Shehut si “armik”, familja u trajtua automatikisht si armike e popullit. Bashkim...
Burimi:
ntv.al