T’i vrasim heronjtë!

T’i vrasim heronjtë!

  Nga Ben Andoni Edhe pak ditë na ndajnë nga 5 Maji, caku ku kremtohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Shqipëri. Është bërë e zakonshme që palët politike të shkojnë të ndara për homazhe dhe kjo ditë i ndan edhe më shumë palët me njëra-tjetrën, në vend të bënte të kundërtën. Paçka se vinë nga e njëjta origjinë, kremtimi i ditës që harrohet fare në mbrëmjen e së njëjtës ditë, angazhon median dhe shumë personazhe në garë për të thënë të panjohurat dhe të nxjerrin në pah mllefin me koperturë patetizmi. Për fatin e keq, edhe pse PS-ja mbart dhe mundohet të promovojë (gjithnjë e më pak) trashëgiminë e Luftës dhe ata i tremben asaj dite për kushedi se çfarë arsye që nuk kuptohen....