Tetë vjet pa Adem Demaçin, simbolin e qëndresës dhe lirisë së Kosovës
Sot shënohen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Adem Demaçit, një prej figurave më të shquara të historisë së Kosovës, shkrimtar, veprimtar i çështjes kombëtare dhe simbol i rezistencës shqiptare. I njohur si “Mandela i Kosovës”, ai mbetet një nga personalitetet më të respektuara për sakrificën dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Adem Demaçi lindi më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, me prejardhje nga fshati Lupç i Podujevës. Për shkak të veprimtarisë së tij politike në ish-Jugosllavi, ai kaloi plot 28 vjet në burgjet jugosllave, duke u bërë simbol i qëndresës pa kompromis ndaj shtypjes dhe padrejtësisë. Pas lirimit në vitin 1990, Demaçi vazhdoi angazhimin e tij publik dhe politik. Nga viti 1990 deri më 1995 udhëhoqi...
Burimi:
kultplus.com