Teatri Kombëtar i Kosovës hap audicion për shfaqjen ‘Romeo dhe Zhulieta’

Teatri Kombëtar i Kosovës hap audicion për shfaqjen ‘Romeo dhe Zhulieta’

Teatri Kombëtar i Kosovës ka hapur audicionin për projektin e tij më të ri teatror, “Romeo dhe Zhulieta”, vepër e dramaturgut të njohur anglez William Shakespeare, e cila do të vihet në skenë nën regjinë e Ilir Bokshit, përcjell KultPlus. Audicioni do të mbahet më 10 gusht 2026 dhe është i hapur për aktorë dhe aktore deri në moshën 35-vjeçare. Kandidatët do të kalojnë nëpër një proces që përfshin ushtrime fizike, interpretime muzikore, punë skenike dhe ushtrime grupore, ndërsa pas aplikimit secili prej tyre do të njoftohet individualisht për orarin e saktë të paraqitjes. Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e TKK-së: Teatri Kombëtar i Kosovës shpall audicion për projektin e radhës, “Romeo dhe Zhulieta” nga William Shakespeare me regjisor Ilir Bokshi Audicioni është i...