Teatër, film, muzikë dhe performanca, Java e Evropës 2026 sjell 55 aktivitete kulturore në Shqipëri
Nga Julia Vrapi Teatri, filmi, muzika janë vetëm një pjesë e programit kulturor, që sjell një sërë aktivitetesh këtë muaj. Në qytete të ndryshme të Shqipërisë në kuadër të Javës së Europës 2026 do të zhvillohet një program kulturor, që përfshin 55 aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore. Java e Evropës nis në Tiranë për të vijuar përgjatë ditëve në vijim jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit tonë me aktivitete. Në faqen e “European Union in Albania” është publikuar programi kulturor i Javës së Evropës 2026, i cili përfshin aktivitete të ndryshme në të gjithë vendin. Në vijim theksohet se të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një programi...
Burimi:
sot.com.al