Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Te ‘Lulëkuqe mbi mure’, Kadri Roshi u rrëzua 9 herë nga shkallët”, Kliti kujton babanë në 102-vjetorin e lindjes: Artistë si ai nuk janë respektuar sikurse duhet!
“Kolosë të tillë kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Vetëm se në momentin që mora gotën për ta uruar, trokiti dera dhe ai shkoi ta hapë… Kadri Roshi dhe të tjerët do të mbeten të gjallë…” Kështu ishte për Kliti Roshin 102-vjetori i babait të tij, kolosit të filmit dhe teatrit shqiptar. Ndonëse Kadri Roshi mungon fizikisht, për Klitin ai jeton përmes artit që ka lënë pas. “Nderi i Kombit” i dha jetë qindra roleve, por djali i tij tregon se dy karaktere ishin të preferuarit e Kadri Roshit, me të cilat identifikohej. “Kishte Arturo Ui në teatër, që iu vodh në mënyrën më të paskrupullt dhe që sikurse kanë thënë kolegët e tij ishte një shkollë dhe plakun Mere te ‘Njeriu me top’....