Sukses diplomatik: Aeroporti i Prishtinës nuk figuron më gabimisht si pjesë e Serbisë në Gjermani
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se Luftfahrt-Bundesamt ka korrigjuar një pasaktësi në të dhënat e tij lidhur me Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i cili, sipas tij, për vite ishte evidentuar gabimisht si pjesë e Serbisë. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Ajeti e ka cilësuar këtë si një rezultat të reagimit qytetar dhe angazhimit diplomatik të vazhdueshëm, duke theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve mund të sjellë rezultate konkrete. “Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, ka shkruar Ajeti. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast ku Republika e Kosovës apo qytetet e saj paraqiten në mënyrë jo të...
Burimi:
kultplus.com