Studimi: Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor

Studimi: Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor

Sekretet mund të shkaktojnë shqetësim dhe ndjenja negative që ndikojnë thellësisht në mirëqenien tonë mendore. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në “PsyArXiv”, por që ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë. Sipas studimit, problemi, nuk është vetë sekreti, por fakti që mendjet tona kthehen spontanisht tek ai, duke na “kujtuar” vazhdimisht se kemi diçka për të fshehur. Në studim morën pjesë 240 vullnetarë, të rekrutuar bazuar në një kërkesë të vetme: të kishin të paktën një sekret. Mesatarisht, një person mbante nëntë sekrete, të vlerësuara si “mesatarisht të rëndësishme”. Më të zakonshmet ishin gënjeshtrat, pakënaqësia me pamjen fizike, problemet financiare, dëshirat romantike dhe sjellja seksuale.  Pjesëmarrësit mbajtën një ditar për dy javë, duke regjistruar frekuencën dhe modelin e mendimeve të...