“Stina ime”, poezi nga Hajriz Sejdiu

“Stina ime”, poezi nga Hajriz Sejdiu

Tani në këtë moshëjeta më rri mbi shpatullasi një pelerinë prej ngjyrash të vjetra.Disa fije shkëlqejnë ende,të tjerat janë djegur në heshtje –ashtu si yjet që shuhen duke u bërë pluhurpa bërë zhurmë.Tash në këtë stinë jetenjerëzit më duken si degë:disa varen drejt meje,disa largohen nga trungu,disa preken nga era e interesitqë fryn tinëz,pa e ditur se rrënjët i mbaj unë.Unë vetë jam bërë pemë.Rrjedhjet e kohësm’i kanë gdhendur në lëvoreemrat e atyre që ikën e i humba.Disa shkronja janë zhdukur,disa duken më të thella se plagët –dhe unë prapë i mbaj si vulë.Trupi im është një shtëpime shkallë që kërcasin,dritare që dridhen,dhoma që mbajnë aromën e dikurshmetë njerëzve që s’banojnë më këtu.E megjithatë, e dua këtë shtëpi:është e imja,e lodhur,por me dritë që nuk...