Sot në Festivalin Poetik të Prishtinës/ Debat tematik, promovim libri…
Në ditën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, do të ketë debat tematik, promovim libri… Ditën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës, më 22 janar, do ta fillojmë me debatin tematik me temën “Letërsia në epokën e Inteligjencës Artificiale”. Të ftuar në këtë debat janë: Gëzim Aliu, Meliza Krasniqi dhe Ndue Ukaj. Debati do të moderohet nga Donika Dabishevci. Në vazhdim do ta kemi promovimin e librit “Letra nga burgu & ese tjera” të Halil Matoshit, botuar nga SH.B. “Littera” Për librin do të flasin Dritan Dragusha dhe Pal Shtufi. Programi fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss. Ndërsa dje Dita e parë e festivalit ju kushtua Letërsisë Shqipe në Mal të Zi: duke filluar me një Homazh artistik...
Burimi:
kultplus.com