Sonte mbahet “Opera Night” në Prishtinë, Elbenita Kajtazi dhe Jorge Puerta ngjiten në skenën e RLIOF

Sonte mbahet “Opera Night” në Prishtinë, Elbenita Kajtazi dhe Jorge Puerta ngjiten në skenën e RLIOF

Rame Lahaj International Opera Festival vazhdon sonte programin artistik me “Opera Night”, një mbrëmje e veçantë që do të mbledhë adhuruesit e muzikës klasike në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Me fillim nga ora 20:30, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë performancën e sopranos kosovare Elbenita Kajtazi dhe tenorit venezuelian Jorge Puerta, i cili i është bashkuar festivalit pas anulimit të pjesëmarrjes së tenorit Charles Castronovo për arsye shëndetësore, shkruan KultPlus. I njohur për interpretimet e tij në role kryesore të repertorit operistik në teatro prestigjioze të Evropës dhe Amerikës Latine, Jorge Puerta do të performojë për herë të parë në skenën e Rame Lahaj International Opera Festival. Dy artistët do të shoqërohen në piano nga Jess Rucinski, ndërsa...