Sonte hapet “The Blue Hour”, ekspozita e parë personale e artistes Anita Muçolli
Sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA hapet ekspozita e parë personale e artistes Anita Muçolli, e titulluar “The Blue Hour”, kuruar nga Hana Halilaj. Hapja e ekspozitës do të mbahet më 29 korrik, nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa para-premiera për media do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 19:00. Ekspozita “The Blue Hour” vendoset mes kujtimeve të trashëguara dhe përvojës së një artisteje të gjeneratës së dytë të diasporës, duke reflektuar mbi dijen ndërbreznore dhe përpjekjen për ruajtjen e specifikës kulturore përballë përvojave të tjetërsimit. Përmes punëve të saj, Anita Muçolli trajton mungesat, gjestet e mishëruara në trup, ritualet familjare dhe heshtjet që shpesh shoqërojnë përvojat e migrimit dhe dhunës. Hulumtimi i saj artistik shpaloset si një proces i vazhdueshëm brenda...
Burimi:
kultplus.com