“Solidariteti na bashkon, dialogu na forcon!”

“Solidariteti na bashkon, dialogu na forcon!”

Çdo mëngjes, para se të hapen institucionet, para se të nisin mbledhjet dhe para se të merren vendimet, Republika e Kosovës zgjohet nga puna e njerëzve të saj. Zgjohet nga minatori që zbret në nëntokë para lindjes së diellit. Nga mjekja dhe mjeku që nisin një ditë të re në shërbim të jetës. Nga infermierja që nuk e njeh orarin kur përballë ka njeriun në nevojë. Nga mësuesja e mësuesi që hapin derën e klasës. Nga punëtorja e fabrikës. Nga punëtori i ndërtimit. Nga fermeri që punon tokën. Nga shoferi që lidh qytetet. Nga polici që ruan rendin. Nga zjarrfikësi që hyn aty prej nga të tjerët largohen. Nga elektricisti, administratori, pastruesja dhe mijëra gra e burra të tjerë që, pa zhurmë e pa bujë,...