Sokrat Habilaj: E fundit iku larg mësuesja e fshatit…

Sokrat Habilaj: E fundit iku larg mësuesja e fshatit…

Poezi nga Sokrat Habilaj Pasi të gjithë morën udhën në arrati,dhe nëpër oborre nisi të mbijë bari,pasi degët e hardhisë varur në çati,u kthyen në shirita mbi kube varri,pasi yjet i groposi nata një e nga një,a mbase u gremisën në kërkim të fatit,pasi ikën të gjithë e nuk mbeti asnjë,e fundit iku larg mësuesja e fshatit.Po deshi të bëj një rit para se të ikte,Mori zilen, e tundi sa ju mpi krahu.Dhe kur e pa se nuk mori përgjigje,U ulë mbi një gurë në portë dhe qau. *Titulli i origjinalit: “Ikje” ObserverKult Lexo edhe: REKOMANDIME LEXIMI NGA SOKRAT HABILAJ Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir poetin Sokrat Habilaj. Ja cilat janë librat që Habilaj u sugjeron të pasionuarve pas...