Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet sonte në skenën e TKOB
Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbrëmjen e 14 korrikut. Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshin, publiku shqiptar do të ketë mundësi të ndjekë një vepër monumentale që i dha botës himnin universal të vëllazërisë dhe shpresës. Për herë të parë në skenë do të interpretojnë Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Orkestra e RTSH-së dhe solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera. Simfonia e 9-të e Beethoven-it vlerësohet një nga veprat më të mira të repertorit të gjithëve, edhe për mesazhin që ajo përcjell. Finalja e kësaj simfonie konsiderohet si një...
Burimi:
kultplus.com