Simfonia e 9-të e Beethoven-it përmbyll sezonin artistik
Me interpretimin e Simfonisë nr. 9 të Ludwig van Beethoven, Orkestra Simfonike e RTSH-së përmbylli sezonin artistik me një koncert të mbajtur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në këtë mbrëmje festive interpretuan solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera, ndërsa Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e drejtoi dirigjenti Dritan Lumshi. Blerta Ristani, drejtoresha artistike e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, vlerësoi punën e orkestrës gjatë sezonit, duke theksuar misionin e saj në promovimin e muzikës klasike dhe kulturës shqiptare. “Kjo vepër përmban ‘Odën e Gëzimit’, himnin e Evropës, ndërsa lëvizja e katërt është një krijim monumental që kërkon një ansambël të madh artistik. Më gëzon fakti që kemi dhënë kontributin tonë në atmosferën pozitive që po...
Burimi:
kultplus.com