Si shpëtohen librat e rrallë, 41 vite restaurim në Bibliotekën Kombëtare për trashëgiminë dokumentare

Si shpëtohen librat e rrallë, 41 vite restaurim në Bibliotekën Kombëtare për trashëgiminë dokumentare

Prej 41 vitesh, Alba Prifti punon në qendrën e restaurimit dhe konservimit të materialeve bibliotekare që klasifikohen si trashëgimi kulturore dokumentare me vlerë kombëtare në Bibliotekën Kombëtare. Që prej krijimit të laboratorit, ajo ka rijetëzuar mijëra vepra me rëndësi të veçantë historike, artistike dhe bibliografike. Për çdo material të dëmtuar, përfshirë libra, periodikë, dorëshkrime, harta, grafika, dokumente, kryhet diagnostifikimi i gjendjes fizike dhe më pas nis puna për restaurimin. “Procesi nis me shplurosjen e librit, që bëhet manualisht me furçë. Nëse libri është fletë-fletë, kalon në deacidifikim, në një tretësirë boraksi, i kthehet pH sepse gjatë kohës, acidi i letrës rritet duke e bërë letrën të thyeshme, më delikate. Deacidifikimi zgjat 20 minuta, që andej kalon te rrjetat ku libri thahet në mënyrë natyrale. Më...