Shtëpia pa Pasqyrë – një rrëfim unik për veten, tjetrin dhe luftën mes tyre

Shtëpia pa Pasqyrë – një rrëfim unik për veten, tjetrin dhe luftën mes tyre

Libri Shtëpia pa Pasqyrë, i autores Majlinda Bregasi, është një roman që mbart përshkrime të gjalla të historisë, të luftës dhe gjendjeve ekzistenciale të individëve të ndryshëm në kohë lufte dhe paqeje. Kur mora librin në dorë, mendova se do ta lexoja shpejt, por me kalimin e faqeve kuptova se libri kërkonte një angazhim të domosdoshëm intelektual, bashkëpunues dhe empatik. Autorja ndërton rrëfimin me copëza dhe vetëm në fund të librit, kur t’i kesh grumbulluar dhe renditur copëzat e mozaikut të kësaj vepre, e zbulon kutimin. Nga Latif Mustafa  Titulli i veprës është intrigues dhe, akoma pa filluar librin, më shtyn të mendoj për karakterin autorrëfyes që ai mund të ketë, por vetëm ideja e një shtëpie ku nuk mund të gjesh pasqyrë, ku njeriu...