Shtegu ‘Tinka Kurti’ në Prezë/ Artistja nderohet në Ditën e Teatrit, emri i saj pagëzon rrugën drejt kalasë
Rruga me kalldrëm që të fut në Kalanë e Prezës nga sot mban emrin e Tinka Kurtit. Artistja e madhe u nderua me një ceremoni nga Bashkia Vorë si shenjë mirënjohjeje në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit. Kalaja e Prezës u zgjodh si pika më e lartë e bashkisë ku ajo jeton aktualisht. “Jam e nderuar, e respektuar nga të gjithë këta që janë këtu. Faleminderit, jam shumë mirënjohëse”, u shpreh aktorja Tinka Kurti. Aktorja që lindi në Sarajevë dhe që veten e cilëson aktore të Shkodrës, spikati me talentin e saj që me rolin që iu besua në filmin e parë shqiptar, “Tana” në 1958. Në shtatë dekada karrierë, portretizoi dhjetëra role në skenën e teatrit dhe në kinematografi, për të cilat është nderuar me...
Burimi:
top-channel.tv