Shqipëria në “Eurovision”, autorë dhe muzikantë: Duhet riparë mënyra e përfaqësimit, por jo duke humbur…

Shqipëria në “Eurovision”, autorë dhe muzikantë: Duhet riparë mënyra e përfaqësimit, por jo duke humbur…

Nga Julia Vrapi “Eurovision Song Contest 2026” në Vjenë shënoi këtë vit edicionin e 70-të, duke mbledhur artistë dhe performanca nga 35 shtete. Shqipëria u përfaqësua me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi që e mbylli garën në vendin e 13-të. Rezultati ka hapur diskutime mbi mënyrën se si vendi ynë duhet të paraqitet në “Eurovision”, duke ruajtur identitetin, por njëkohësisht duke sjellë një qasje më moderne dhe konkurruese. Dirigjenti Edmond Doko thotë se problemi nuk ishte kënga apo zëri i këngëtarit, por mënyra si u mendua performanca për “Eurovision”. Sipas tij, Shqipëria mundohet të duket origjinale, por njëkohësisht kopjon stilin tipik të “Eurovision”-it, dhe kjo e bën rezultatin jo mjaftueshëm të veçantë për të fituar publikun europian. “Nga prurjet e festivalit të vjetshëm mund të...