Shqipëria dhe Polonia e viteve 60/ Ekspozita e veçantë e fotografes polake Zofia Rydet në Muzeun “Marubi”

Shqipëria dhe Polonia e viteve 60/ Ekspozita e veçantë e fotografes polake Zofia Rydet në Muzeun “Marubi”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u çel ekspozita “Regjistri Sociologjik”, një projekt monumental i fotografes polake Zofia Rydet. Ekspozita dokumenton jetën, identitetin dhe ndryshimet shoqërore në Shqipëri dhe Poloni gjatë dekadave të fundit të shekullit XX. Të veçanta ishin fotot e realizuara në Shqipërinë e viteve ’60, të publikuara për herë të parë. Fotografja polake vizitoi Shqipërinë në vitet kur vendi ynë ishte i izoluar falë një leje të veçantë të shtetit shqiptar. ‘‘Nisi nga Dorota Horodyska, Presidentja e Shoqatës Shqipëri – Poloni, ajo është shumë e apasionuar pas kulturës së vendit tuaj. Kishte dëgjuar në radio që Zofia Rydet kishte realizuar një set fotografish në Shqipërinë e viteve ’60. Erdhi në Krakov dhe i shikuam së bashku fotot dhe më tha se së...