Shpartallimi
Nga Eljanos Kasaj* Federata Ruse e njohu zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kroacisë më 17 shkurt 1992, pak pasi e bëri këtë Bashkimi Evropian më 15 Janar, por në mënyrë suprizuese përpara Shteteve të Bashkuara, të cilat e shpallën njohjen e tyre vetëm më 7 prill. Kjo lëvizje diplomatike sinjalizonte kursin e ri politik të Moskës, e cila do të ishte zyrtarisht e drejtuar drej Perëndimit dhe krijimit të një diplomacie përtej tabuve historike të periudhës sovjetike. Por, vendosja e mardhënieve diplomatike midis Moskës dhe Zagrebit nuk ishte e vetmja gjë që do të karakterizonte politikën e re të jashtëme ruse drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo gjithashtu do të shënonte dhe fillimin e një politike të re ushtarake të Kremlinit, qeveria pro-Perëndimore e të...
Burimi:
javanews.al