Shpallet destinacioni më i përballueshëm veror për vitin 2026, disa vende janë shumë pranë nesh

Shpallet destinacioni më i përballueshëm veror për vitin 2026, disa vende janë shumë pranë nesh

Ndërsa çmimet e karburantit për avionë rriten dhe kostot e fluturimeve rriten ndjeshëm, gjetja e destinacioneve të përballueshme për pushime është më e rëndësishme se kurrë - dhe destinacioni aktualisht në krye të listës ka habitur shumë... Destinacioni më i përballueshëm për pushime verore në vitin 2026 është Agadir, perla bregdetare e Marokut, ku vizitorët mund të ecin përgjatë plazheve të gjata me rërë, të eksplorojnë tregjet shumëngjyrëshe dhe të shijojnë 300 ditë me diell. Një javë qëndrimi atje kushton mesatarisht vetëm 230 paund (rreth 265 euro) për person për paketat midis 1 qershorit dhe 31 gushtit të këtij viti, sipas Loveholidays.Kjo arrin në 33 paund (38 euro) për person për natë, dhe sipas të dhënave nga platforma Numbeo, një pintë birrë lokale kushton 50 dirhamë marokenë...