Shkodra në ritmet e verës, dy festivale me muzikë dhe atmosferë festive
Shkodra do të kthehet në skenën e disa aktiviteteve kulturore tashmë të kthyera në traditë, të cilat gjallërojnë jetën në këtë qytet, periudhën e verës. DUA Fest do të sjellë dy net të paharrueshme muzike, emocionesh dhe atmosfere unike. Nën hijen e mureve shekullore të kalasë së Shkodrës, DUA FEST sjell disa nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare: Alban Skënderaj, Aleksandër Gjoka, Shkodra Elektronike, si edhe shumë artistë të tjerë që do t’i japin jetë një fundjave të veçantë verore. Atmosferën do ta ndezin edhe DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, ndërsa në skenë do të ngjiten edhe Grupi Burn dhe Hektor Jubani. Organizatorët e DUA Fest premtojnë një përvojë që do të mbetet gjatë në kujtesë. Pak dite pas këtij organizimi, Shkodra...
Burimi:
kultplus.com