Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”

Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”

Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi është përzgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për çmimin prestigjioz Falling Walls Foundation Global Call for Science Breakthroughs 2026, një vlerësim që nderon kërkimet shkencore me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch. Jusufi u vlerësua për kërkimet e tij inovative, të cilat marrin frymëzim nga natyra për të kuptuar më mirë mënyrën se si lëvizin kafshët dhe për ta përdorur këtë njohuri në zhvillimin e robotëve më të aftë dhe më efikas, njofton Universiteti i Cyrihut. Së bashku me ekipin e tij në Institutin e Neuroinformatikës, ai zhvillon modele robotike të buta (soft robots) që imitojnë karakteristika të rëndësishme të trupit të kafshëve. Duke ndryshuar elemente si ngurtësia e trupit, funksioni i bishtit dhe reagimi i sensorëve, studiuesit analizojnë...