Shfaqja e Ansamblit Popullor në Londër, event historik për kulturën shqiptare
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga performanca e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ishte hera e parë që ansambli performon në Londër, duke bërë që mbrëmja artistike të ishte një event historik për kulturën shqiptare. Artistët shqiptarë interpretuan në skenën e Shaw Theatre, në koncertin “Shqipëria në sytë e Bajronit- Zëri i Trashëgimisë”, event i cili u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata. Përmes interpretimeve artistike, kostumeve tradicionale dhe tingujve që mbartin kujtesën e brezave, Ansambli Kombëtar solli një Shqipëri të gjallë, krenare dhe autentike, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të identitetit tonë kombëtar. TKOBAP tha se, ky koncert përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në...
Burimi:
kultplus.com