“Shenjë”, poezi nga Zanë Memeti
Nëse një ditë do të më humbësh mes turmës…mos u lodh duke numëruar fytyra!Sytë mashtrohen lehtë.Ata shohin forma.Nuk mbajnë thelbin e asaj që rreh brenda. Shko atje, brenda teje… ku fillon trazimi!Aty ku rrahjet s’mbajnë më ritëm,fryma të ngatërrohet pa arsye,e një boshllëk të thërret me emrin tim,që nuk kërkon përgjigje,veç prani.Njeriu nuk është pamje.Është ndikim.Nuk ekspozohet ndikimi, jo! Ai zhvendos rendin e brendshëm,ndryshon peshën e mendimeve,e bën mungesëntë marrë formë brenda tejedhe të kërkojë vend. Nuk do të jem në sy.Do të jem në atë çast…kur e kupton,se mes gjithë zhurmës së botës,zemra jote e di…vetëm një adresë. Një e vërtetë që vazhdon të rrahëedhe kur përpiqesh ta heshtësh. Aty do të dorëzohesh,pa mbrojtje, pa zë!Nuk është vend në hartë,është domosdoshmëri e qenies. Aty...
Burimi:
kultplus.com