Shemsi Krasniqi: Afria me Afrikën

Shemsi Krasniqi: Afria me Afrikën

Shemsi Krasniqi Nga Shemsi Krasniqi Në kohën kur kam qenë fëmijë, më saktësisht në dimrin dhe pranverën e vitit 1971, Afrika gati m’i pat luajtur mentë prej kreje! Në të vërtetë, ajo më ka pasuruar shumë shpirtërisht, ma ka shtuar dijen dhe ma ka zhvilluar kurreshtjen, imagjinatën dhe fantazinë, për çka jam shumë mirënjohës. Mbresa të thella m’kanë mbetë vrragë n’kujtesë, prej kohës kur babai im pati shkuar në Kampala të Ugandës, për të punuar atje, në atë vend të largët e të panjohur për neve atëherë. Kujtimet e asaj kohe i kam rrëfyer në tregimin “Frika nga Afrika”, publikuar në ObserverKult(https://observerkult.com/shemsi-krasniqi-frika-nga-afrika-1971), kurse tash po rrëfej për përshtypjet nga vizita ime që bëra atje, mu në vendin ku ka punuar, në hotelin të cilin e...