Seneka: Përse u ndodhin kaq shumë fatkeqësi njerëzve të mirë?

Seneka: Përse u ndodhin kaq shumë fatkeqësi njerëzve të mirë?

Nga: Seneka Ti Luçilo, më pyete përsë vallë u ndodhin kaq shumë fatkeqësi njerëzve të mirë, nëse bota drejtohet nga provania. Kjo temë kërkon një shtjellim më të gjerë, sepse më parë duhet treguar se është e vërtetë që provania drejton gjithësinë dhe se ka një Zot që kujdeset për ne, por meqënëse ti më kërkon të trajtoj vetëm një pjesë të çështjes, për t’iu përgjigjur pyetjes tënde, pa shkuar në thellësi të krejt çështjes, do të bëj diçka shumë të thjeshtë: do të mbroj hyjnitë. Para së gjithash, është e kotë të tregosh, tani për tani, se si një vepër kaq e madhe siç është gjithësia mund të mbahet në këmbë pa ndihmën e dikujt dhe se si lëvizja e harmonishme e yjeve nuk...