Sami Frashëri: Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve
Thënie të zgjedhura të Sami Frashërit: – Edukata është një petk që do ta veshë njeriun derisa do të jetë gjallë, prandaj duhet pasur kujdes që të jetë sa më e përsosur. – Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij, morali i përgjithshëm.– Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij. – Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve.-Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.– Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato. -Të gjithë e duan thjeshtësinë, disa e lavdojnë, pak vetë e zbatojnë. – Atë që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet malit. ObserverKult Lexo edhe: KËSHILLA E EQREM ÇABEJT: PARA SE...
Burimi:
kultplus.com