Sadik Krasniqi: Ëndrrat
(ëndrra 01) Nga Sadik Krasniqi Një e krisur e tmerrshme e bubullimës më përplasi në dysheme. Ishte buçitje njëtingëllore. Një buuu si bombë që mbahet në mend përjetë.Drita e bardhë e rrufesë më frikësoi ankthshëm, saqë isha i bindur se ajo e kishte goditur shtëpinë tonë. Dyshoja se në vete kisha elektricitetin e rrufesë dhe se nuk do të ngrihesha më. Ka goditur afër diku, dëgjova zërin e S-së. Mos e ka vrarë Z-në, pyeta.Jo, shtëpinë tonë s’e ka goditur, tha S.Mos i ka kallur fqinjtë, e pyeta S-në.Ata janë fjetur, tha S.Pse mbi të fjeturit nuk bie rrufeja, e pyeta me ironi. S. nuk bëzajti. Ngrita shikimin në dritare me perde najloni, pashë se nga qielli nuk reshte shiu, po binte ujë. Zot, gjithë...
Burimi:
kultplus.com