Ruajtja e trashëgimisë baritore, studiues vendas dhe të huaj mblidhen në Shkodër

Ruajtja e trashëgimisë baritore, studiues vendas dhe të huaj mblidhen në Shkodër

Studiues dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës, u mblodhën në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , ku u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Transhumanca dhe Trashëgimia Pastorale”. Ajo solli në qendër të diskutimeve trashëgiminë baritore, identitetin kulturor dhe sfidat që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. “Kërkimi shkencor dhe teknologjia mund të shndërrohen në instrumente të fuqishme për ruajtjen dhe rikthimin e vlerave kulturore në qarkullim aktiv”, tha Tonin Gjuraj, rektor i USH. “Cili është qëllimi kryesor i rrugëve të kulturës? Promovimi  i kulturës dhe identitit evropian dhe qytetarisë”, deklaroi Roberta Alberotanza, European Cultural Heritage. Përveç prezantimit të studimeve dhe shkëmbimit të ideve, një vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave aktuale me të cilat përballet sektori baritor. Përvojat në terren u pasqyruan...