Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Rrëfenjë e lashtë kineze/ Sekreti i të jetuarit e që pak kush guxon ta ndjekë
“Një herë e një kohë na ishte një fermer kinez, kali i të cilit iku… Atë mbrëmje, të gjithë fqinjët e tij erdhën për t’i shprehur keqardhjen. Ata i thanë, “Na erdhi shumë keq kur dëgjuam që kali yt ka ikur. Ky është një fat i keq.” Fermeri ua ktheu, “Ndoshta.” Ditën tjetër kali u kthye duke sjellë me vete shtatë kuaj të egër dhe në mbrëmje fqinjët erdhën sërish dhe thanë, “Oh, ky është fat i mirë. Si ndryshuan ngjarjet kështu. Ti tashmë ke tetë kuaj!” Fermeri sërish ua ktheu, “Ndoshta.” Ditën tjetër djali i tij u përpoq të kalëronte njërin nga kuajt, dhe ndërsa përpiqej, ai u tërbua, e hodhi djaloshin përpjetë dhe ai theu këmbën. Fqinjët më pas thanë: “Oh i dashur,...