Rozana Radi “shpërthen” pas lajmit të rremë për vdekjen e saj: “Nuk e di si ju mban toka”

Rozana Radi “shpërthen” pas lajmit të rremë për vdekjen e saj: “Nuk e di si ju mban toka”

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i pavërtetë që pretendonte se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën. Postimi, i modifikuar për t’u dukur si një njoftim nga një faqe e njohur, shkaktoi konfuzion dhe shqetësim të menjëhershëm te ndjekësit e saj dhe publiku. Përballë kësaj situate, Rozana reagoi shpejt përmes llogarisë së saj në Instagram, duke përgënjeshtruar lajmin. Ajo publikoi pamjet e postimit të rremë në “InstaStory” pak orë më parë dhe u shpreh me ironi për veprimet e portaleve online, duke vënë në dukje gjithashtu se disa faqe janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për klikime. Këngëtarja gjithashtu u ndal tek pasojat reale që lajmet e tilla mund të kenë për të afërmit dhe familjarët e saj. “Imagjino të...