“Romeo pa emër i Roza Xh.”, tregim nga Mehmet Elezi
Nga Mehmet Elezi Pas shfaqjes së filmit të ri në qendër të fshatit, qe larguar dy herë nga shtëpia dhe të dy herët qe kthyer të nesërmen. Tashti po mbusheshin dy ditë e dy net pa lajm prej tij. Nga na humbe, e ngucën shokët herën e parë, është e bukur? Në fytyrë i kishte rrëshqitur pjerrëtazi një dritë e kuqeremtë, si shkrepja e hënës në një shpatinë me borë. Hapën sytë kur zuri në gojë Shkodrën. Domethënë ajo jeton në qytet, bash në Shkodër? Diçka ngecte megjithatë. Ku e njohu? Djali kish heshtur për këtë pyetje. Veç kësaj, Shkodra s’i shpjegonte dy zhdukjet e tij. Shko e eja në Shkodër brenda 24 orësh, ishte e pamundur. Edhe në paç Ferrari. Katër orë të mira...